Shala: Lodrat e dëmshme do të shkatërrohen

Biznes

Shala: Lodrat e dëmshme do të shkatërrohen

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 12:18
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka njoftuar se nga rezultatet të 15 mostrave të lodrave, kanë dal që dy janë të dëmshme për fëmijët dhe ato janë konfiskuar, ndërsa, në momentin që do ta marrin lejen nga Ministria e Ambientit, ato do të shkatërrohen.

Shala në seancën e Kuvendit, duke iu përgjigjur deputetes Besa Baftiu, rreth masave që janë ndërmarrë lidhur me lodrat e rrezikshme, ka thënë se inspektoriati i tregut ka marrë 15 mostra dhe i ka dërguar në një laburator në Holandë. Sipas tij, pas testimeve ka rezultuar se 10 mostra nuk janë komform kërkesave ligjore, 8 prej tyre nuk e kanë përmbushur kriterin teknik dhe fizik, kurse, dy mostra nuk e plotësojnë kriterin kimikë, me këtë nënkuptohet se këto përdorimi i këtyre dy mostrave shkakton probleme te fëmijët.

Shala: Kemi konfiskuar lodrat e rrezikshme

“Inspektorati i tregut ka bërë konfiskimin e këtyre lodrave dhe të njëjtat janë duke pritur për asgjësim. MTI është duke pritur një leje nga Ministria e Mjedisit dhe posa ta merr do të asgjësohen  nga deponia ku janë duke u mbajtur të bllokuara“, ka thënë ai.

Kurse, lidhur me pyetjen e deputetit Dardan Sejdiut se çka është bërë që bizneset të tregojnë origjinën e produktit, ministri Shala tha se ligji i ri hynë në fuqi më 29 nëntor të këtij viti.

Shala: Do të rregullohet përdorimi i etiketës së origjinës së produktit

“Kam kërkuar që të fillohet me hartimin e udhëzimit administrativ i cili do ta bëjë rregullimin e përdorimit të etiketës së origjinës së produktit”, ka thënë ai.

Deputeti Dardan Sejdiu tha se është me rëndësi që këto udhëzime administrative të hyjë para festave të fundvitit, gjë që ministri Shala tha se do të jenë para 29 nëntorit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat