Nutricionistja Demolli: T’i eliminojmë ëmbëlsirat në darkat festive

Këshilla mjekësore

Nutricionistja Demolli: T’i eliminojmë ëmbëlsirat në darkat festive

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 10:44
Dafina Demolli

Nutricionistja Dafina Demolli ka treguar se si duhet njerëzit të kenë kujdes me ushqimin gjatë festave të fundvitit.

Ajo, në emisionin “Familja ime”, ka thënë se nuk duhet të teprohet përdorimi i alkoolit, duke shtuar se asnjë njeri nuk shpëton pa e përfunduar vitin së paku pa pesë darka festive.

“Në darkë pijet alkoolike janë kryesoret, dhe jo rastësisht po i përmendi këto pije të parat për shkak që përmbajnë kalori. Do të thotë se për një mililitër të alkoolit i fitojmë nëntë kalori. Kur të llogarisim sa gota i konsumoj vetëm gjatë natës, atëherë i kalojmë ato kaloritë maksimale që duhet mbushur gjatë tërë ditës, dhe jo vetëm për racionin e darkës”, u shpreh Demolli, njofton Klankosova

Këtë pjesën e ëmbëlsirës në fundit, ndoshta kishte me qenë më mirë ta eliminojmë. Dy gota alkool, pjesën kryesore të darkës, mishi, dhe duhet të mundohemi të mos përdorim ndonjë sos, kjo për të mos u rritur kaloritë që duhet konsumuar përgjatë një dite”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat