Thuajini lamtumirë plasaritjes dhe dhimbjeve të tmerrshme të gjoksit vetëm me këto 5 hapa

Këshilla mjekësore

Thuajini lamtumirë plasaritjes dhe dhimbjeve të tmerrshme të gjoksit vetëm me këto 5 hapa

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Nëse të gjitha ju nëna të reja keni dhimbje të gjoksit gjatë apo pas ushqyerjes me gji, ka shumë të ngjarë që thithkat të jenë të plasaritura.

Por ka disa mënyra sesi të kujdeseni që t’i shmangni këto ndjesi të bezdisshme dhe të padurueshme.

Kujdes pozicionin e bebes

Tregoni kujdes që pozicioni që mbani beben teksa e ushqeni me gji të jetë ai i duhuri. Goja e bebes të jetë e hapur mirë dhe mjekra e tij duhet të jetë shumë afër gjoksit.

Kujdes momentin kur e largoni nga gjiri

Në momentin që duhet të shkëpusni beben nga gjoksi, në vend që ta tërhiqni me rrëshqitje dhe të krijoni dhimbje këshillohet që të futni një gisht të pastër me lehtësi midis gjirit dhe mishrave të dhëmbëve. Më pas largojeni kokën e tij nga gjoksi.

Krijoni rehati

Ushqyerja me gji duhet të jetë e rehatshme. Mbani në mend se fytyra dhe ijet e bebushit duhet të jenë përballë jush gjatë gjidhënies.

Hidratoni thithkat

Thithat duhet të hidratohen, pasi thithkat e thata janë më të ndjeshme dhe mund të plasariten dhe të rrjedhin gjak.

Mbani gjoksin të pastër

Nëse ju rrjedh qumësht , mos harroni të ndërroni shpesh reçipetat. Mbajtja e zonës e pastër është thelbësore për të shmangur infeksionin, plasaritjet dhe aromat e këqija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat