Je alergjik ndaj pickimit të bletës, pra s’duhet të hash mjaltin? Ç’thonë mjekët

Këshilla mjekësore

Je alergjik ndaj pickimit të bletës, pra s’duhet të hash mjaltin? Ç’thonë mjekët

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 01:02
Foto ilustrim

Nëse e keni parë në Netflix sezonin e dytë të Bridgerton, babai i Anthony-t, Lordi Bridgerton vdes për shkak të alergjisë ndaj pickimit të bletës.

Sa herë ju ka ndodhur që të jeni në kuzhinë dhe të marinoni kofshët e pulës me pak mjaltë para se t’i fusni në furrë, a jeni shqetësuar për alergjinë e mundshme nga mjalti? Gjithmonë nëse ju jeni alergjik ndaj bletëve!

Nëse pickimi i bletës mund të shkaktojë një reaksion alergjik për disa, atëherë do të ishte logjike që mjalti i prodhuar nga i njëjti insekt të shkaktojë të njëjtin lloj reagimi. E vërtetë?

Për fat të mirë, nuk është aq e tmerrshme sa e mendoni. Për të kuptuar specifikat se përse disa njerëz janë alergjikë ndaj bletëve dhe kjo është e lidhur edhe me alergjinë ndaj mjaltit, flet mjekja alergologe Andrea Burke në New York City për revistën EatingWell.

Pse njerëzit janë alergjikë ndaj bletëve?

Kur një bletë ose ndonjë insekt thumbues  ju pickon, thumbi që përmban helmin ngjitet në muskul, duke injektuar pak nga helmi i saj në sistemin tuaj duke çuar në alergji.

Ju mund të përjetoni anafilaksinë, e cila ndikon në të gjithë trupin. "Qelizat e alergjisë aktivizohen dhe pjesë të ndryshme të trupit nxiten të reagojnë, duke dhënë shenja si shtrëngim në mushkëri, të vjella, dhe enjtje."

Alergjik ndaj mjaltit nëse je alergjik ndaj pickimit të bletëve?

Nëse keni një alergji ndaj pickimit të bletës, nuk jeni domosdoshmërisht alergjik ndaj mjaltit. Pse? Sepse këto dy ndikime nga bleta vijnë nga dy pjesë të ndryshme të trupit të insektit. Alergjitë ndaj thumbimit të bletës vijnë nga helmi, i cili është pjesë e thumbit. Mjalti transferohet nga nektari që vjen nga gjuha e bletës, i quajtur proboscis.

Mjekja Burke thotë se pacientët e saj me alergji nga bletët mund ta shijojnë mjaltin rregullisht dhe pa u shqetësuar aspak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat