Dieta që preferohet të përdoret nga personat me diabet

Këshilla mjekësore

Dieta që preferohet të përdoret nga personat me diabet

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Personat me diabet përballen me shumë sfida, me përpjekjet për të menaxhuar nivelet e glukozës në gjak, vaktet, stërvitjen dhe shëndetin e përgjithshëm.

Ekziston një mit i vazhdueshëm që diabetikët duhet të qëndrojnë të shëndetshëm, çka fillon me mbajtjen e glukozës në gjak, ose mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak.

Lajmi i mirë është se mbajtja e niveleve të duhura të glukozës nuk do të thotë të heqësh dorë plotësisht nga ushqimet e preferuara që përmbajnë karbohidrate.

Dieta

Edhe pse mund të mos jetë e nevojshme të hiqni dorë plotësisht nga karbohidratet, është e domosdoshme të mbani nën kontroll konsumimin e tyre.

Është një keqkuptim i zakonshëm që trupi merr energji vetëm nga karbohidratet. Megjithëse ato janë një burim i madh energjie, nuk janë burimi i vetëm pasi proteinat dhe yndyrat gjithashtu ofrojnë energji.

Megjithatë, mos numërimi i karbohidrateve mund të rezultojë në nivele të ndryshueshme të glukozës në gjak që mund të ndikojë në disponimin e personit diabetik dhe që të ndjeheni më të sëmurë.

Karbohidratet

Sa më shumë karbohidrate të konsumohen, aq më shumë rritet niveli i glukozës në gjak, dhe aq më shumë insulinë i duhet trupit për të përpunuar sheqerin që prodhohet.

Konsumimi i sasisë të përshtatshme të karbohidrateve ndihmon në mbajtjen e niveleve të glukozës aty ku duhet, në mënyrë që trupi të funksionojë siç duhet.

Mbajtja e niveleve të glukozës në gjak sa më afër normales është e rëndësishme për të mbajtur larg fillimin dhe përparimin e dëmtimit të veshkave, syve dhe nervave.

Për diabetikët që duan të kontrollojnë masën e marrjes së karbohidrateve, është mire t’i hedhin një sy dhe të analizojnë dietat e tyre aktuale. Në përgjithësi, 45 deri në 60 gramë karbohidrate për vakt janë të pranueshme.

Shoqata Amerikane e Diabetit sugjeron metodën e pjatës, gjysma e pjatës duhet të përmbajë perime, një e katërta duhet të përmbajë proteina pa yndyrë dhe treçereku i fundit disa karbohidrate shtesë.

Pavarësisht nga metoda e zgjedhur për të monitoruar konsumin e karbohidrateve, diabetikët duhet të edukojnë veten për ushqimet që hanë.

Është e rëndësishme që personat me diabet të flasin me mjekët dhe dietologët e tyre përpara se të bëjnë ndryshime në dietën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat