Aspirina lufton kancerin

Këshilla mjekësore

Aspirina lufton kancerin

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 19:47
Ilustrim

Një dozë ditore e aspirinës, përveç që ndihmon në uljen e sulmeve në zemër, ndihmon edhe në luftimin e kancerit.

Studime të reja në Texas kanë treguar që aspirina ndërvepron me qelizat e gjakut duke ndaluar rritjen e tumoreve.

Këto të gjetura janë publikuar në revistën Cancer Prevention Research dhe ofrojnë një gamë të gjerë të mundësive të reja për tretmane.

Aspirina ndikon specifikisht në agjentet e gjakut që shkaktojnë koagulim, gjë që ndihmon pacientët e onkologjisë.

Mënyra se si ky ilaç ndalon ose prish koagulimet e gjakut, parandalon përhapjen e masave malinje.

Gjithashtu është përpunuar një aspirinë e re qe ka të shtuar edhe një molekulë lipide (yndyrore), Aspirin-PC/PL2200, që është treguar edhe më e suksesshme në luftimin e kancerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat