Si të mbroni fytyrën nga bakteret

Këshilla mjekësore

Si të mbroni fytyrën nga bakteret

Më: 8 korrik 2017 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Toksinat e ndryshme të ambientit dhe përdorimi i produkteve kozmetike të pa certifikuara ndikojnë direkt në plakjen e lëkurës së fytyrës, si pasojë e mungesës së oksigjenimit të saj.

Për ta parandaluar këtë e rëndësishme që edhe fytyra t'i nënshtrohet një procesi detoksikimi dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.

Hudhra është një aleat i rëndësishëm në kujdesin për fytyrën pasi ka në përmbajtje antioksidantë, vitamina, minerale dhe përbërës me veti antiinflamatore si salicilina që lufton inflamacionet e ndryshme të lëkurës. 

Përbërësit: 3 thelpinj hudhër, 2 lugë gjelle argjilë të bardhë , 3 lugë gjelle mjaltë dhe ujë trëndafili. 

Qëroni fillimisht hudhrat dhe shtypini me frulator derisa të formohet një masë kremoze.  Shtoni më pas argjilën e bardhë, mjaltin dhe vazhdoni me përzierjen e avashtë të përbërësve. Shtoni pak ujë trëndafili në mënyrë që maska të bëhet më e ujshme.

Pasi maska të jetë lidhur e gjitha, është koha të pastroni fytyrën nga triku i përditshëm. Aplikoni maskën me gishta ose me një penel në të gjithë sipërfaqen e fytyrës, kujdes me sytë pasi hudhra ka sulfat zinku që mund të krijojë iritime. Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë. Pas maskës përdorni hidratuesin e zakonshëm ose vaj kokosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat