Salmonela, trihineloza, leptospiroza: cilave infeksione vërtet duhet t’u frikësohemi

Këshilla mjekësore

Salmonela, trihineloza, leptospiroza: cilave infeksione vërtet duhet t’u frikësohemi

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 09:18
Ilustrim

Infeksionet virusale dhe bakteriale, në organizëm më së shpeshti i fusim me duar të ndotura apo me ushqim!

Ngritja e temperaturës, dhembjet në stomak, diarreja… lexoni se cilat simptoma nuk bën t’i injoroni dhe si duhet të mbroheni nga infeksionet.

Salmonela

Shfaqet me ngritje temperature, dhembje në bark, diarre, por ndonjëherë edhe me vjellje. Mund të shfaqen simptoma edhe në formë të rëndë, ndërkaq te rastet mesatarisht të rënda simptomat zhduken nga 2 deri në 5 ditë.

Personi i infektuar mund të ketë dhimbje koke, ethe, dhimbje barku, të lokalizuara më tepër në pjesën e poshtme të barkut. Ndonjëherë mund të ndodhë që të shfaqet dhe temperatura.

Mishi i viçit, i derrit, i pulës dhe vezët mund të jenë të infektuara me salmonelë. Por gjithashtu edhe perimet e freskëta (sallata, qepët, karota, spinaqi, domatet, patatet, speci etj) mund të jenë të kontaminuara me salmonelë.

Ushqimet e kontaminuara me salmonelë shpesh duken si normale.

Disa njerëz e kalojnë këtë sëmundje pa trajtim dhe të tjerët që kanë imunitet të ulët e kanë të nevojshme të trajtohen në spital.

Gjatë trajtimit kundër salmonelës duhen shmangur ushqime me yndyrë dhe sheqer të lartë. Gjithashtu duhen shmangur ushqime djegëse, pijet alkoolike dhe kafeja gjatë dy ditëve të shfaqjes së simptomave.

Mos hani vezë të gjalla ose të pagatuara (pa i zier ose skuqur). Piqini ose ziejini ushqimet në sasinë e duhur. Shmangni përdorimin e qumështit ose produkteve të tij të papasterizuar.

Pastroni (lani) shpesh duart, thikat, tavolinat e përgatitjes së ushqimeve dhe pajisjet e tjera pas përgatitjes së ushqimeve të pagatuara.

Lani duart para përgatitjes së ushqimeve me dorë dhe midis përgatitjes së ushqimeve të ndryshme.

Trihineloza

Karakterizohet me ngritje të temperaturës trupore, çrregullime gastrointestinale, dhembje në muskuj, ënjtje të fytyrës, posaçërisht të kapakëve të syve

Tek të sëmurët shkaktari mund të nxisë komplikime të muskulit të zemrës, mushkërive dhe trurit. Ajo mund të jetë shkaktar jo vetëm i pengesave afatgjatë, por edhe i vdekjes.

Njeriu është strehues i përhershëm i këtij paraziti. Rezervuar të infeksionit janë shumica e kafshëve që hanë gjithçka.

Trihineloza fitohet me konsumin e mishit që përmban ciste. Pas ekspozimit ndaj acidit klorhidrik dhe pepsinës së lukthit, larvat lirohen nga cistet dhe përfshijnë mukozën e zorrës së hollë ku zhvillohen në trajtë të parazitëve të rritur.

Njerëzit infektohen rastësisht gjatë konsumit të mishit të papërpunuar të këtyre kafshëve mishngrënëse (ose duke konsumuar ushqimin e kontaminuar me mishin e tillë).

Leptospirozat

Leptospirozat janë vatër me karakter natyral të sëmundjeve infektuese akute, subakute dhe kronike të kafshëve dhe njerëzve. Ato mund të barten nga kafshët te njeriu drejtpërdrejt dhe tërthorazi.

Epidemiologët tërheqin vërejtjen që mbrojtja e parë për pengimin e infeksioneve të stomakut janë zierja e obligueshme e vezëve dhe mishit, larja e mirë e pemëve dhe perimeve si edhe larja e mirë e duarve.

Infektimi ndodh shumë shpejt, sidomos kur ajo është e dëmtuar, pra ka plagë, gërvishtje, të çara, etj. Leptospirat pasi kalojnë portën e hyrjes bien në rrymën e gjakut, ku pasi shumëzohen u drejtohen veshkave. Prej veshkave ato eliminohen me urinën duke ndotur mjedisin.

Leptospirat shkaktojnë dëmtime në veshka që nga enjtja (edema) e tyre, e deri te pamjaftueshmëria e plotë e punës së tyre. Ato dëmtojnë edhe gjëndrat limfatike duke shkaktuar zmadhimin e tyre dhe çrregullimin e funksionit. Dëmtime pëson edhe mëlçia.

Mund të kemi shfaqjen e ikterit (zverdhjes) si rezultat i hepatitit që zhvillohet gjatë kësaj sëmundjeje. Shpretka mund të jetë normale ose e zmadhuar. Ndryshime pëson gjithashtu edhe kuadri i gjakut, kemi shfaqje të anemisë, rritjen e azotit dhe të kreatininës në gjak. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat