Pija natyrale që i bën mirë veshkave tuaja

Këshilla mjekësore

Pija natyrale që i bën mirë veshkave tuaja

Më: 3 janar 2018 Në ora: 11:25
Ilustrim

Veshkat kryejnë disa funksione vitale në trup, ndër më të rëndësishmet, filtrimin e gjakut nga toksinat dhe eliminimin e  mbeturinave nëpërmjet urinës.

Megjithatë, disa zakone të të ushqyerit mund të çojnë në akumulimin e helmeve në trup, gjë që vë barrë shtesë mbi veshkat.

Hidratimi i duhur dhe detoksifikimi i rregullt i veshkave dhe mëlçisë janë thelbësore për ruajtjen e funksionit optimal të këtyre organeve vitale.

Prandaj bëjeni vetë një “bombë me vitamina” që do të largojë të gjitha helmet nga trupi juaj  si dhe do të parandalojë sëmundjet e veshkave.

Çfarë ndikon më së shumti në dëmtimin e veshkave?

Proteina shtazore

Kripa

Ëmbëlsues artificial

Pijet me gaz

Ushqimet e qumështit

Kafeina

Cigaret

Pija që pastron veshkat

Përbërësit:

Gjysmë limoni ose limon të gjelbër (lime)

1 kivi të qëruar

¼ e filxhanit me arra

1 banane

Gjysmë tufe majdanoz

1 gotë ujë

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit bashkë me ujin vendosini në mikser (blender).

Pije preferohet ta konsumoni të ftohtë.

Këshillë: Nëse dëshironi që këtë pije ta bëni edhe më të fuqishme, shtoni edhe gjysmë avocado të qëruar ose një grusht spinaq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat