Kanceri i mushkërive, shkaktari më i madh i vdekjeve nga kanceri në SHBA - Bota Sot
Kanceri i mushkërive, shkaktari më i madh i vdekjeve nga kanceri në SHBA

Këshilla mjekësore

E hënë, 24 shtator 2018

Kanceri i mushkërive, shkaktari më i madh i vdekjeve nga kanceri në SHBA

Më: 4 janar 2018 Në ora: 11:34
Ilustrim

Kanceri i mushkërive është shkaktari më i madh i vdekjeve nga kanceri te dy gjinitë, por kjo nuk ka ndodhur gjithmonë.

Para përdorimit të cigareve të ndryshme, në veçanti atyre mekanike, kanceri i mushkërive ka qenë i rrallë.

Sot, duhanpirja i shkakton 9 nga 10 vdekje të kancerit të mushkërive, ndërsa ajri i ndotur dhe faktorët tjerë luajnë rol të vogël.

Ilaçet e reja ofrojnë shpresë për personat e diagnostikuar, por ende nuk ka ndonjë ‘ilaç magjik’ që e shëron këtë sëmundje menjëherë.

Kur duhanpirja është shkaktar

Cigaret janë të mbushura me kimikale të cilat e shkaktojnë kancerin. Ato gjithashtu e “ç’armatosin” sistemin natyral të mbrojtjes së mushkërive. Rrugët e frymëmarrjes janë të mbushura me qime të holla të quajtura cilia. Ato shërbejnë për t’i mbrojtur mushkëritë, për t’i larguar toksina, bakteret dhe viruset. Tymi i duhanit i ndalon ciliat ta kryejnë punën e tyre, dhe kjo shpie në formimin e kancerit.

Simptomat

Kanceri i mushkërive fillon në fshehtësi. Zakonisht nuk ka simptoma ose shenja paralajmëruese në fazat e hershme. Posa të keqësohet, këto janë disa nga simptomat të cilat mund t’i vëreni:

– Kolli i cili nuk largohet

– Dhimbje në gjok

– Probleme me frymëmarrje

– Lodhje

A mund të kontrolloheni më herët për ta parandaluar këtë sëmundje?

Një lloj i skanimit, i quajtur CT-ja spirale, mund ta vërejë herët kancerin te disa njerëz, por nuk është e qartë nëse mund ta zbulojë mjaftueshëm herët sa për të shpëtuar mjaft jetë njerëzish. Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së u rekomandon konsumuesve të rregullt të duhanit të moshave 55-80 vjet që çdo vit ta bëjnë një skanim CT. E njëjta vlen edhe për ata të cilët kanë pirë shumë duhan, por kanë hequr dorë nga duhani.

Dy llojet kryesore të kancerit të mushkërive

Kanceri i mushkërive me qeliza të vogla është më agresiv, që do të thotë mund të shpërndahet më shpejt në pjesë tjera të trupit gjatë fazave të hershme. Ky lloj është i lidhur ngushtë me pirjen e duhanit dhe është i rrallë tek ata që nuk konsumojnë duhan.

Në anën tjetër, kanceri i mushkërive pa qeliza të vogla rritet më ngadalë dhe është më i zakonshëm. Në fakt, ky lloj është përgjegjës për 85% të rasteve të diagnostikimit me kancer.

Lënia e duhanit ndihmon

Diagnostikimi me kancer të mushkërive mund të jetë tronditje e vërtetë për individin dhe të afërmit.

Nëse jeni konsumues i duhanit, ose keni qenë, nuk është vonë të bëni ndryshime të shëndetshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test