Vetitë e susamit

Këshilla mjekësore

Vetitë e susamit

Më: 6 janar 2018 Në ora: 17:54
Ilustrim: Susami

Susami është një nga bimët më të vjetra të kultivuara në botë. Ai është burim i mirë i kompleksit B të vitaminave, siç janë niacina, acidi folik, vitaminaB1, vitamina B6 dhe riboflavina. Vaji i susamit është treguar efikas edhe te ulja e tensionit të gjakut.

Shkencëtarët kanë konstatuar që përfshirja e vajit të susamit në ushqimin e përditshëm ul tensionin sistolik dhe diastolik dhe redukton peroksidimin lipid.

Për shkak të sasisë së madhe të vitaminës E, vaji i susamit mund të parandalojë krijimin e parakohshëm të rrudhave dhe plakjen e parakohshme. Kalciumi, hekuri, mangani, zinku, magnezi, seleni dhe bakri janë në veçanti të koncentruara në farat e susamit. Shumë nga këto minerale kanë rol kyç në mineralizimin e eshtrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat