Metodat natyrale që qetësojnë brenda minutës ndjesinë e të përzierave

Këshilla mjekësore

Metodat natyrale që qetësojnë brenda minutës ndjesinë e të përzierave

Më: 17 janar 2018 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Helmimi nga ushqimi, udhëtimet e gjata me makinë, shtatzënia, problemet me aparatin tretës mund të shkaktojnë ndjesinë e të përzierave, e njësoj siç ka shumë shkaqe, ashtu ka dhe shumë metoda trajtimi.

Përbërësit e mëposhtëm do të qetësojnë ndjesinë e të përzierave brenda një minute:

-Xhenxhefili

Kjo rrënjë është e njohur për aftësinë e saj kuruese. Në cilëndo formë që ta merrni, pluhur, xhel apo të papërpunuar, xhenxhefili do t’ju qetësojë për pak minuta.  Gjithashtu mund ta pini si çaj ku në një gotë me ujë të valuar keni shtuar një lugë çaji xhenxhefil të freskët. Shmangni pijet me kafeinë dhe gaz. 

-Sodë buke

Klinika Mayo thotë se pluhuri i bardhë mund të ribalancojë pH në stomak dhe ajo që duhet të bëni është të pini gjysmë gote ujë ku në të keni tretur ¼ lugë çaji me sodë buke. Kjo përzierje do të largojë dhe erën e keqe të frymës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat