Ky ndryshim në lëkurën tuaj mund të jetë shenjë e kancerit

Këshilla mjekësore

Ky ndryshim në lëkurën tuaj mund të jetë shenjë e kancerit

Më: 4 mars 2018 Në ora: 22:27
Ilustrim

Akantoza e zezë më së shpeshti shfaqet në sqetull, ijë ose qafë, dhe lëkura bëhet e trashë. Ajo është e lidhur me një diagnozë të diabetit ose obezitetit, ose të dyja në kombinim.

Akantoza e zezë madje mund të jetë simptomë që tregon kancerin e mëlçisë. Ndryshimet në lëkurë mund të jenë simptoma të akantozës së zezë. Vetë errësimi i lëkurës është një proces i ngadalshëm dhe lëkura mund të ketë një erë të pakëndshme dhe kruhet tepër, transmeton KosovaPress. 

Është shumë e rëndësishme për të shkuar në kontroll nëse këto simptoma fillojnë të shfaqen, por duhet pasur parasysh se shumica e njerëzve që vuajnë nga akantoza e zezë janë rezistues ndaj insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi për tretjen e sheqerit - dhe ky është shkaku i diabetit.

Akantoza mund të paraqitet edhe te njerëzit që kanë cista ovariane, probleme tiroide ose veshkave. Ajo nganjëherë shoqërohet me limfë ose kur tumori fillon të rritet në organin e brendshëm, siç janë zorrët, stomaku ose mëlçia.

Ekzistojnë gjithashtu disa faktorë që lidhin akantozën e zezë dhe sëmundjet e lartpërmendura. Në radhë të parë është sigurisht obeziteti. Disa lloje të akantozës, tregon hulumtimi, janë trashëguar.

Kjo është më së shpeshti e njohur te njerëzit nën moshën 40-vjeçare dhe gjithashtu shoqërohet me sindromën e Cushing. Zbulimi me kohë i sëmundjes mund t'ua shpëtojë jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat