Largoni erën e keqe të gojës me sodë bikarbone - Bota Sot
Largoni erën e keqe të gojës me sodë bikarbone

Këshilla mjekësore

E enjte, 19 prill 2018

Largoni erën e keqe të gojës me sodë bikarbone

Më: 16 mars 2018 Në ora: 22:16
Ilustrim

Fatkeqësisht, “e vërteta e hidhur” është se në mëngjes pothuajse të gjithë ne zgjohemi me erë të gojës jo shumë të mirë.

Kjo është për shkak të bakterieve që shumohen në gojë gjatë natës dhe që nuk ka rrjedhje të vazhdueshme të pështymës për t’i larguar ashtu si ndodh pasi të zgjohemi.

Ky problem mund të zgjidhet lehtë pasi t’i pastroni dhëmbët. Por ngrënia e ushqimeve specifike si hudhra, qepët dhe ushqimet e djegësta mund të bëjnë përsëri që të keni erë të keqe të gojës.

Përsëri, kjo mund të zgjidhet lehtë me brushë dhe pastë dhëmbësh ose me disa çamçakëza.

Por, nëse problemi shkon më tej dhe era e keqe e gojës vazhdon gjatë ditës, atëherë është e nevojshme që të merrni disa masa që shkon përtej larjes dhe pastrimit të dhëmbëve, transmeton Klan Kosova.

Por jo të gjithë ata që kanë erë të keqe të gojës janë të vetëdijshëm se e kanë këtë problem.

Reagimet e çuditshme të njerëzve kur e hapni gojën për të folur janë një sinjal por ka disa mënyra për të konfirmuar dyshimet tuaja.

Mënyra shkencore është që të përdorni një matës për erën e gojës që mat sasinë e sulfideve që janë në frymëmarrjen tuaj.

Por dentistët thonë se një mënyrë tjetër më e lehtë dhe e thjeshtë për të kuptuar nëse goja  juaj ka erë të keqe është që të merrni një garzë dhe ta kaloni atë nëpër gjuhën tuaj.

Nëse garza merr ngjyrë të verdhë ose ka erë të keqe atëherë kjo është një tregues i niveleve të larta të sulfideve në trupin tuaj, të cilat edhe janë shkaktar i erës së keqe të gojës.

Një mënyrë tjetër është që të lëpini pjesën e prapme të dorës dhe ta nuhasni pas 10 minutash. Nëse ka sulfide, atëherë kripërat e squfurit do të mbeten dhe do të mbajnë erë të keqe.

Por, mos u shqetësoni, pasi ekziston një metodë natyrale për këtë problem.

Në fakt, ju duhet vetëm një përbërës që me siguri se secili prej jush e keni në shtëpi – soda bikarbone ose soda e bukës.

Është një mënyrë natyrale për të freskuar frymëmarrjen tuaj.

Por si funksionon? Funksionon duke neutralizuar acidet e krijuara në dhëmbë dhe gjuhë.

Janë dy mënyra për të përdorur sodën bikarbone ose sodën e bukës për erën e keqe të gojës.

E para është që të vendosni gjysmë luge çaji sodë buke në një gotë me ujë dhe ta shpëlani gojën. Metoda tjetër përfshin zhytjen e brushës së dhëmbëve në sode buke para se të pastroni dhëmbët.

Nëse aplikoni këto metoda, do të vini re një reduktim të erës së keqe të gojës. Dhe na besoni, do të habiteni nga rezultatet!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test