Hani shpejt? Ja nga cilat sëmundje rrezikoheni - Bota Sot
Hani shpejt? Ja nga cilat sëmundje rrezikoheni

Këshilla mjekësore

E martë, 23 tetor 2018

Hani shpejt? Ja nga cilat sëmundje rrezikoheni

Më: 19 mars 2018 Në ora: 11:36
Foto Ilustrim

Sipas një studimi paraprak, persona që hanë avash janë më pak të rrezikuar të zhvillojnë sindromën metabolike, një sërë gjendjesh që përfshijnë tensionin e lartë të gjakut, diabetin, obezitetin, nivelet jonormale të kolesterolit, që mund të shumëfishojnë rrezikun e një personi për sëmundjet e zemrës, diabetin dhe goditjen në tru.

Nga ana tjetër, ngrënia shpejt mund të shkaktojë luhatje të niveleve të sheqerit në gjak, duke rritur kështu rezistencën ndaj insulinës. Sipas një studimi të prezantuar gjatë Sesioneve Shkencore 2017 të Shoqatës Amerikane të Zemrës, ngrënia më ngadalë mund të jetë çelësi për të qenë të shëndetshëm dhe mbrojtur trupin.

Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti Hiroshima në Japoni monitoruan mbi 600 burra dhe mbi 400 gra me një mesatare të moshës prej 51.2 vjeç, ku asnjë prej tyre nuk vuante nga sindroma metabolike në fillim të studimit (në vitin 2008).

Pjesëmarrësit u ndanë në tri grupe, bazuar nga shpejtësia me të cilën hanin ushqimin. Pesë vite më vonë, hulumtuesit shkencorë i kontrullouan edhe njëherë pjesëmarrësit. Në fund ata zbuluan që personat që hanë shpejt janë më të rrezikuar (11.6%) të zhvillojnë sindromën metabolike krahasuar me ata që hanë normalisht (6.5%) dhe ata që janë ngadalë (2.3%).

Ngrënia shpejt lidhet gjithashtu me shtimin në peshë dhe nivele më të larta të glukozën në gjak. Praktika e përtypjes në mënyrë të ndërgjegjshme të ushqimit dhe ngrënia ngadalë lejon trurin të marrë sinjale të ngopjes. Ngrënia ngadalë mund të jetë një ndryshim i rëndësishëm i mënyrës së jetesës për të parandaluar sindromën metabolike,” thotë Takayuki Yamaji, autori kryesor i studimit dhe kardiolog tek Universiteti Hiroshima në Japoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test