Disa shkencëtar hedhin poshtë mitin se duhet pirë 2 litra ujë në ditë

Këshilla mjekësore

Disa shkencëtar hedhin poshtë mitin se duhet pirë 2 litra ujë në ditë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:20

 

Gjithkush e di që njerëzit kanë nevojë për ujë dhe se ne nuk mund të mbijetojmë pa të.Ne të gjithë kemi dëgjuar se duhet të pimë tetë gota ujë, ose dy litra ujë në ditë.

Ky objektiv vihet në pikëpyetje kur mendoni se sa ujë është në të vërtetë dhe a nuk marrim edhe ujë nga ushqimi që hamë?Kështu, janë pyetur disa ekspertë shkencor mjekësorë dhe sportistë nëse duhet me të vërtetë të pimë 8 gota ujë në ditë.

Dhe të gjithë thanë jo, në një intervistë për “The Conversation” , transmeton Indeksonline.Karen Dwyer është nënkryetari i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin Deakin në Geelong. Sipas tij, ne të gjithë duhet të pimë ujë aq sa jemi të etur.

Masa më e mirë e nivelit tuaj të hidratimit, sipas tij, është ngjyra e urinës.Nëse ngjyra e urinës është shumë e errët atëherë do të thotë se jeni të dehidruar dhe keni nevojë për më shumë ujë. Por, nëse ngjyra e saj është e hapur apo e pastër (si uji), atëherë ju nuk keni nevojë për aq shumë ujë.

Marrja e tepërt e ujit mund të jetë e rrezikshme, veçanërisht për ata që kanë probleme me zemër.Vincente Ho është pedagog i lartë dhe gastroenterologist në Universitetin Western Sydney.

“Jo nuk është e nevojshme të pinin tetë gota ujë në ditë”, ka thënë ai.Duket se origjina e rekomandimit për të pirë tetë gota ujë në ditë mund të ketë ardhur nga një publikim i Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ushqimit” në vitin 1945.

Ne marrim shumë ujë nga ushqimet që konsumojmë. Lulelakra dhe patëllxhanët për shembull janë 92 për qind ujë.Kështu, të rriturit e shëndetshëm mund të mos kenë nevoje të pinë një shtesë prej 8 gotave ujë në ditë.

Nga ana tjetër, personat me sëmundje të caktuar ose që jetojnë në klimë shumë të nxehtë mund të kërkojnë marrje më të mëdha të lëngjeve.Ndërsa, Jon Bartlett është një shkencëtar i shkencave sportive në Universitetin Victoria në Melburn.Sipas tij, kërkesat për ujë janë shumë individuale dhe varen nga një numër faktorësh të brendshme dhe të jashtëm.

Ndërsa tetë gota uji në ditë rekomandohet si një kërkesë bazë për të plotësuar nevojat e përditshme fiziologjike, vëllimi aktual i ujit që kërkohet në një ditë varet nga aktiviteti i përditshëm ditor, shëndeti dhe klima në të cilën jetojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat