Rreziku i përdorimit të ilaçeve kundër dhimbjeve me aspirinë

Këshilla mjekësore

Rreziku i përdorimit të ilaçeve kundër dhimbjeve me aspirinë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 13:09
Ilustrim

Disa ilaçe për trajtimin e dhimbjeve mund të jenë më të sigurta për organet tuaja krahasuar me të tjerat, mirëpo këto përfitime nuk vlejnë po që se ato kombinohen me aspirinë.

Për më shumë se një dekadë shkencëtarët e Klinikes Cleveland kanë punuar në një nga studimet më të mëdha për rreziqet specifike që lidhen me ilaçet më të shpeshta kundër dhimbjeve.

Në një publikim së fundmi është thënë se miliona pacientë që perdorin ilaçe anti-inflamatore duhen të kenë kujdes me përdorimin e aspirinës. Sipas studiuesve celecoxib është ilaçi më i sigurt, megjithatë nëse kombinohet me aspirinë rritë rrezikun për sulm në zemër, anemi, gjakderdhje në stomak dhe komplikime të veshkave.

Përderisa këto të gjetura janë informacione të rëndësishme për mjekët që përshkruajnë ilaçet, tek personat në moshë mbetet të analizohet se cila situatë përbën më pak rrezik, ngaqë përdorimi i aspirinës është i preferuar për shkak të rrezikut nga koagulimi i gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat