Pse duhet të flini herët

Këshilla mjekësore

Pse duhet të flini herët

Më: 17 prill 2018 Në ora: 23:37
Ilustrim

Kush e tepron me orët e vona mund të rrezikohet nga një vdekje e parakohshme. Ky është konkluzioni në të cilin kanë arritur kërkuesit pas një studimi të kryer mbi 1.5 mln persona të moshës nga 30-73 vjeç, të cilët janë ndjekur për rreth 7 vjet.

Gjithashtu profesorët e universiteteve britanike dhe amerikane, autorë të analizave, theksojnë se ata që preferojnë të qëndrojnë natën zgjuar kanë një predispozitë për tu prekur edhe nga diabeti, sëmundje të frymëmarrjes, probleme gastrointestinale dhe neurologjike.

Dhe sipas tyre, në krahasim me ata që flenë normalisht dhe nisin ditën herët në mëngjes, janë më të rrezikuar deri në 10% për tu prekur nga një vdekje e parakohshme.

Studiuesit thonë që ritmi biologjik duhet respektuar për të mos humbur orë të rëndësishme gjumi. Madje ata sugjerojnë që të studiohen orare pune të përshtatshme dhe të mëvonshme në mëngjes për njerëzit që kanë problemin që flenë shumë vonë, në mënyrë që mos të humbin edhe produktivitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat