Çfarë e shkakton sidromën syri i thatë, mënyrat e shërimit

Këshilla mjekësore

Çfarë e shkakton sidromën syri i thatë, mënyrat e shërimit

Më: 25 prill 2018 Në ora: 06:34
Ilustrim: Syri

Shumë nga ju mund të vuani nga djegiet, dhimbje sysh, vizion të paqartë apo sy të rënduar për shkak të sindromës së syrit të thatë. Disa mund të vuajnë nga këto probleme njëherë në ca kohë, ndërsa personat që vuajnë nga kjo sindromë e kanë kronike për shkak të prodhimit jo përshtatshëm të lotëve. 

Disa madje kanë stadin më serioz të kësaj sindrome. Lajmi i mirë është se ka disa mënyra të ndryshme për të kuruar sytë e thatë, duke përfshirë trajtimin natyral që mund ta përgatisni në shtëpi, lot artificial, gjithashtu produkte dhe procedura që trajtojnë në rrënjë problemin. 

Çfarë është e rëndësishme në këtë rast është mos injorimi i simptomave sepse loti përmban antitrupa, lubrifikant dhe lëndë ushqyese të cilat mbrojnë syrin, duke lënë pa trajtim mund të dëmtojnë sytë.

Kontrolloni medikamentet
Shpeshherë sytë e thatë vijnë si rezultat i mjekimit, duke filluar që nga hapat anti-alergji, kundër dhimbjes apo dhe ilaçet të tensionit të gjakut. 

Informoni doktorin për medikamentet e tjera që merrni para se të trajtoheni për simptomat e syrit të thatë. Mjeku mund t’ju
informojë se cili nga mjekimet ju shkakton tharjen e syve.

Përdorni lotin artificial
Mënyra e parë e trajtimit të syrit të thatë është loti artificial, i cili mund të blihet në çdo farmaci. Kjo është e dobishme kur keni sytë të butë e të thatë, ose në rastin ku simptomat shfaqen njëherë në ca kohë. 

Mos i ngatërroni me pikat për sytë e kuq, pasi ka medikamente që mund të shkaktojnë skuqje të syve dhe nuk trajtojnë syrin e thatë. 

Është e rëndësishme të gjeni produktin e duhur dhe ta përdorin atë në mënyrë korrekte. Për këtë mund t’ju ndihmojë mjeku, pasi ka shumë trajtime që jepen pa recetë. Nëse e përdorini më shumë se 6 herë në ditë, drejtohuni për konsultim tek mjeku okulist.
Lani qepallat

Larja e herëpashershme e qepallave dhe përdorimi i një peshqiri të ngrohtë si kompresë mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të inflamacionit dhe rikthimin e prodhimit të gjëndrës së vajit të syrit. Disa mjekë mund t’ju rekomandojnë ta bëni vazhdimisht, edhe nëse nuk keni simptomat e syrit të thatë shkruan Living.

Përdorni lente kontakti terapeutike
Lentet e kontaktit të zakonshëm kur përdorën për një kohë shumë të gjatë shkaktojnë tharjen e syve. Por ka disa lente të quajtura skleral, të cilat mbrojnë sipërfaqen e syrit dhe nuk e lënë të thahet.

Ushqehuni me omega-3
Shtoni në dietë ushqime me përbërje omega-3, pasi mund t’iu ndihmojnë me sytë e thatë. Burimet e këtyre ushqimeve të përfshijnë: salmon, sardele, tuna, arra dhe fara liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat