Çfarë ndodh nëse nuk vishni sytjena?

Këshilla mjekësore

Çfarë ndodh nëse nuk vishni sytjena?

Më: 29 prill 2018 Në ora: 17:44
Foto

Për vite me radhë ka pasur polemika nëse është më e shëndetshme që gratë të veshin sytjena apo jo.

Tani kemi mundësinë të dëgjojmë fjalën e ekspertëve, por edhe atë që ka treguar hulumtimi. 

Edhe pse flitet shumë për ndikimin e sytjenave për shëndetin, por edhe për estetikën e gjinjve, për fat të keq deri më tani nuk është bërë mjaft hulumtim për të dhënë një përgjigje të saktë.

Patricia Gerahti, një grua e specializuar për shëndetin e grave, tha për Times of India se nuk ka dëshmi se mbajtja e një gjiri mund të dëmtojë shëndetin. 

Nga ana tjetër, një studim pesëmbëdhjetë vjeçar i udhëhequr nga Gin-Denis Ruilon tregon se sytjenat nuk sjellin përfitime të veçanta. Në fakt, sipas mendimit të tij, sytjenat mund të jenë të dëmshme.

Çfarë ndodh nëse nuk vishni sytjena? Në të njëjtin studim të Gin-Denis, 300 njerëz të moshës 18 deri 35-vjeç që nuk mbanin sytjena kanë zhvilluar indet e muskujve duke mbështetur natyrshëm gjoksin e tyre. A do të thotë kjo se duhet të ndalosh të bartësh sytjena? 

Nëse dëshironi të hiqni jashtë përdorimit sytjenat, Gin paralajmëron se nëse i keni veshur për dekada, ju duhet të vazhdoni t’i përdorni, pasi që nuk do të keni ndonjë përfitim kur ndaloni ta mbani atë. A lëshohen gjinjtë nëse nuk bartni sytjena?

Shpesh thonë se për shkak të mungesës së sytjenave, gjoksi mund të lëshohet. Por, siç thotë Patricia dhe shumë ekspertë të tjerë, një gjë e tillë varet nga numri i shtatzënive që një grua ka pasur, jo nga ajo nëse vesh sytjena, apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat