Ata që nuk konsumojnë alkool vdesin më të ri

Këshilla mjekësore

Ata që nuk konsumojnë alkool vdesin më të ri

Më: 7 maj 2018 Në ora: 20:21

Një studim i ri zbulon se konsumuesit e rregullt të alkoolit janë më pak të prirë të vdesin para kohe sesa personat që asnjëherë nuk kanë konsumuar alkool.Po pra: prestigjiozja ‘Time’ raporton se abstenimi nga alkooli mund të shpijë në jetëgjatësi më të shkurtë sesa konsumimi në sasi të moderuar i alkoolit.

Për këtë studim, shkencëtarët kanë analizuar individët mes moshës 55 dhe 65 vjet për një periudhë 20-vjeçare dhe kanë marrë parasysh variablat duke filluar nga statusi socio-ekonomik e deri te niveli  i aktivitetit fizik.

Kështu, shkencëtarët, të udhëhequr nga psikologu Charles Holahan, konstatuan se shkalla e vdekshmërisë kishte qenë më e lartë tek ata të cilët asnjëherë nuk kishin konsumuar alkool, ndërkaq më e vogla te ata të cilët kishin konsumuar vetëm një deri në tri gota alkool në ditë.Sipas tyre, 69% e personave që nuk konsumojnë alkool vdesin para kohe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat