Tri shenjat e sulmit në tru

Këshilla mjekësore

Tri shenjat e sulmit në tru

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 23:23
Ilustrim

Simptomat e sulmit në tru mund të përshkruhen me katër fjalë: Fytyra, dora, të folurit dhe koha (thirrja e emergjencës)

Sulmi në tru është serioz prandaj edhe kërkon vëmendjen dhe ndërhyrje urgjente, sipas NHS.

Kjo situatë krijohet për shkak të mosfurnizimit të trurit me gjak. Simptomat paraqiten që nga fytyra juaj deri te gjymtyrët. Edhe ato varen nga pjesa të cilën e ka prekur truri.

Një prej shenjave të para është shtrëngimi i fytyrës, ku personi i prekur nuk mund të buzëqesh në njërën anë.

Simptoma tjetër është që nuk mund t’i mbajë duart të ngritura për shkak të dobësisë ose mpirjes së tyre. Pastaj vjen pengesa në të folur, ku personi i prekur nuk mund të flasë pavarësisht se është zgjuar.

Nëse paraqiten shenjat e mësipërme, atëherë nuk duhet të kaloni më shumë se pesë minuta që të thirrni emergjencën, qoftë ju vet, apo qoftë që këtë ta bëjë dikush tjetër për ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat