Ky lloj i gjakut shpesh sëmuret më shpesh në pushime

Këshilla mjekësore

Ky lloj i gjakut shpesh sëmuret më shpesh në pushime

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 21:35
Ilustrim

A e dini se një lloj i veçantë i gjakut është një shenjë se ju keni shanse të mëdha për t'u sëmurur gjatë udhëtimeve tuaja?

Ekspertët nga Universiteti i Uashingtonit hetonin këtë lidhje dhe arritën në përfundim se ekziston vërtet një marrëdhënie shkakësore, transmeton KosovaPress.

Studimi doli të jetë i pafavorshëm për anëtarët e grupit të gjakut A, pasi ata kanë shansin më të madh për të humbur kohën e tyre në udhëtim, veçanërisht kur shkojnë në det.

Hulumtimi tregoi se ata, sidomos në fëmijëri, ishin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve më të rënda të stomakut sesa anëtarët e grupeve të tjera.

Testet e gjakut kanë treguar se ky problem është shkaktuar nga bakteri E coli, i cili sulmon kur imuniteti është i dobët, gjë që është karakteristikë për personat me grupin e gjakut të llojit A.

Shkencëtarët këshillojnë që para udhëtimeve ata të forcojnë imunitetin dhe të përpiqen të parandalojnë virusin e stomakut, në mënyrë që pushimi i tyre të mos rrënohet.

Rekomandohet gjithashtu t'i kushtojnë vëmendje ushqimeve dhe të pihet vetëm ujë i ambalazhuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat