Shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer

Këshilla mjekësore

Shenjat që tregojnë se po konsumoni shumë sheqer

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 19:54
Ilustrim

Sheqeri ka shije tepër të mirë dhe në fakt kush nuk do të donte t’i konsumonte më shumë ëmbëlsirat? Megjithatë, ajo që për ne mund të jetë një kënaqësi, për trupin mund të sjellë komplikacione të mëdha. Sa më shumë ta shmangni, aq më mirë për ju.

Nëse krijoni varësi do të përballeni me këto shenja paralajmëruese që trupi jep për t’ju treguar se po e teproni:

• Dhimbje muskujsh dhe kyçesh
• Dëshirë edhe më e madhe për të konsumuar ëmbëlsira me shumë sheqer (oreks për të ëmbla)
• Rënie dhe shtim i energjisë
• Përkeqësim i lëkurës. Akne dhe njolla
• Shtim në peshës
• Dhëmbë të prishura
• Tolerancë e lartë ndaj sheqerit
• Ftohje të shpeshta, viroza dhe grip
• Ndjesia e fryrjes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat