Shkencëtarët synojnë stimulimin e trurit si trajtim për Alzheimer

Këshilla mjekësore

Shkencëtarët synojnë stimulimin e trurit si trajtim për Alzheimer

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 21:15
Ilustrim

Dërgimi i dridhjeve elektronike përmes një truri që është duke u dëmtuar nga sëmundja Alzheimer, mund të bëhet një metodë e re e trajtimit të saj në kohë të hershme.

Një studim i kryesuar nga Dr. Andres Lozano në Qendrën e Neuroscience të Krembilit në Spitalin Perëndimor të Torontos në Kanada, ka arritur në përfundimin se pacientët mbi moshën 65 vjeç me sëmundje Alzheimer të butë mund të përfitojnë nga stimulimi i thellë i trurit.

Stimulimi i thellë i trurit nuk është asgjë e re, por duke e përdorur atë si një terapi më të orientuar mund të japë dividentë.

“Implantet e stimulimit të thellë të trurit (DBS) janë përdorur për më shumë se 30 vjet, kryesisht për të trajtuar dridhjet e pacientëve të sëmundjes së Parkinsonit”, tha për Healthline dr. Doug Scharre, drejtor i Divizionit të Neurologjisë Kognitiv në Qendrën Mjekësore të Wexner .

Scharre vëren se ndërsa trajtimi i DBS është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) për sëmundjen e Parkinsonit, është ende një terapi eksperimentale kur është fjala për Alzheimer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat