Një lloj hekuri i quajtur magnetit mund të ndihmojë studiuesit në rrugën për një trajtim më efektiv për sëmundjen Alzheimer.
Magnetiti zakonisht nuk gjendet në trurin e njeriut, por studiuesit thonë se metali është i pranishëm në trurin e njerëzve të prekur nga Alzheimer.
Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thonë se magnetiti gjendet në grupet e proteinave jonormale të njohura si pllaka amiloide që janë simptomatike të kësaj sëmundjeje.
Kuptimi se pse ata janë atje mund të çojë në trajtim më efektiv.
Sipas Shoqatës Alzheimer, pothuajse 6 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara po jetojnë me këtë sëmundje.