A po pini ujë mjaftueshëm? Ja shenjat që ju tregon trupi juaj…

Këshilla mjekësore

A po pini ujë mjaftueshëm? Ja shenjat që ju tregon trupi juaj…

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 05:57
Ilustrim

Tani në stinën e verës duhet të pimë së paku 8 gota ujë, por këshillohet edhe më shumë nëse trupi juaj ua kërkon.

Fatkeqësisht e dëgjojmë përditë: shumë prej nesh nuk po konsumojnë ujë mjaftueshëm. Të gjithë e dimë se duhet por, për një arsye apo një tjetër, shpesh nuk e kemi prioritet.

Si rezultat, ne fillojmë të ndjejmë ndryshime në ndjenjën e të qenurit mirë.

Trupi mesatar i një të rritur përbëhet në rreth 60% ujë, çka tregon se pse është kaq e rëndësishme që për të mbushur e rifreskuar “depozitat” jetike.

Nëse nuk jeni duke pirë ujë mjaftueshëm atëherë trupi juaj shfaq këto shenja:

1 - Goja juaj ndihet si e thatë

2 - Ke lekurë të thatë dhe rrudha më të theksuara

3 - Ndjen dhimbje kyçesh e muskujsh

4 - Po shton peshë

5 - Plakje e parakohshme

6 - Urina juaj është në ngjyrë të verdhë të errët

7 - Ndjehesh kaps

8 - Ndjehesh i stresuar dhe I përgjumur

9 - Sëmuresh shpesh

10 - Ke ndryshime humori

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat