Punoni me orë të gjata ulur?! Disa këshilla për t'ua bërë ditën më pak të lodhshme

Këshilla mjekësore

Punoni me orë të gjata ulur?! Disa këshilla për t'ua bërë ditën më pak të lodhshme

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 22:43
Foto ilustruese

Shumë prej nesh janë të detyruar që të rrinë me orë të tëra duke qëndruar në një karrige, përpara kompjuterit. Por edhe të shpenzosh shumë kohë ulur mund t’ju shkaktojë dhimbje shpine, koke apo edhe probleme të tjera.

Ç’do gjë e ka një zgjidhje dhe gjithçka lidhet me qëndrimin e trupit tuaj.

Frymëmarrja

Kur qëndroni ulur, gjeni pozicionin më të mirë për ju, pastaj merr frymë në atë mënyrë që stomaku juaj të dali përpara.

Shplodhe qafën herë pas here

Vëri duart në tavolinë dhe shtrije qafën duke masazhuar kokën me gishta.

Shtriji këmbët dhe krahët duke provuar të bësh streching

Mundohu të mbash shpinën sa më drejtë dhe këmbët pozicionoi në mënyrë të rehatshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat