Me zarzavate do ta mbani larg kancerin e zorrës së trashë!

Këshilla mjekësore

Me zarzavate do ta mbani larg kancerin e zorrës së trashë!

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 10:05
Ilustrim

Disa kancer të zorrës së trashë mund të parandalohen nëse rritet mbikëqyrja dhe zakonet e jetesës.

Sipas një studimi mund t’i shpëtojmë kancerit të zorrës së trashë si tjetër, veçse duke u ushqyer mirë. Në fakt dy janë zarzavatet që shkenca thotë se bëjnë mrekulli: brokoli dhe lakra e gjelbër.

Studiuesit nga Instituti Francis Crick në Londër zbuluan disa përbërës te dy perimet në fjalë, falë të cilëve zbutet acarimi i zorrës së trashë.

U vu re se konsumimi i lartë i tyre ulte ndjeshëm shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Sugjerohet që të paktën brokolin dhe lakrën e gjelbër ta bëni pjesë të dietës suaj ushqimore 2 herë në javë.

Përpos tyre, një ndikim pozitiv në shëndetin e aparatit tretës kanë edhe perime të tjera të familjes Brassica: lakra, lule lakra apo lakra e Brukselit.

Dieta e pasur në yndyra shtazore, mishi i kuq dhe dieta e varfër në fruta dhe perime është një ndër faktorët kryesorë predispozues për kancerin e zorrës së trashë.

Kanceri i zorrës së trashë është një nga llojet më të zakonshme të kancerit. Edhe pse jo aq vdekjeprurëse si të tjerët, është ende i rrezikshëm dhe duhet të kapet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zorra e trashë është një organ i rëndësishëm i cili duhet të mbahet i shëndetshëm dhe i pastër në mënyrë që çdo gjë në trup të funksionojë siç duhet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat