Periodat e para parashikojnë sëmundjet nga të cilat mund të vuani në të ardhme

Këshilla mjekësore

Periodat e para parashikojnë sëmundjet nga të cilat mund të vuani në të ardhme

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 06:20
Ilustrim

Ju kujtohen menstruacionet e para? Nëse jo pyesni mamane tuaj, pasi periodat e para mund t’ju tregojnë shumë për shëndetin tuaj dhe sëmundjet nga të cilat mund të prekeni në të ardhme. 
Gjatë viteve të fundit, studime të ndryshme shkencore kanë gjetur lidhje midis moshës së menstruacioneve të para me probleme të ndryshme shëndetësore. 

Sëmundjet e zemrës
Sipas një studimi të ri që përfshin 1.3 milion gra të cilave menstruacionet e para i kishin filluar në moshën 13 vjeç ishin më pak të rrezikuara të prekeshin nga sëmundjet e zemrës. 
Në anën tjetër, vajzave që u fillonin periodat në moshën 10 vjeçare ishin 27% më të riskuara të vuanin nga sëmundjet kardiovaskulare, 20 për qind për tensionin e lartë të gjakut, dhe 16 për qind për goditjet në tru

Diabeti tipit 2
Periodat para moshës 12 lidhen gjithashtu me diabetin tip 2. 

Preeclampsia
Kjo gjendje karakterizohet nga presioni i lartë i gjakut dhe proteinat në urinë gjatë shtatzënisë. Kjo gjë shndërrohet një faktor rreziku për goditjet në tru. Në qoftë se periodat ju vijnë para moshës 12, shanset tuaja për të zhvilluar këtë sëmundje gjatë shtatzënisë është rreth 28 për qind më i lartë. 

Kanceri i tiroideve
Në një studim të publikuar në American Journal of Epidemiology, studiuesit francezë intervistuan rreth 600 gra të reja që ishin diagnostikuar me kancer tiroide para moshës 35. Përfundimet treguan se këtyre grave u kishin ardhur periodat e para përpara moshës 11 vjeçare. 

TUMOR NË TRU
Hulumtuesit kinezë shqyrtyan shumë faktorë dhe se si ato kontribuonin në rrezikun e tumorit të trurit. Një nga gjetjet e tyre ishte se gratë që nuk kishin menstruacione deri në moshën 17 ose më vonë ishin më të rrezikuara të prekeshin nga tumori në tru . E njejta moshë menstruacionesh lidhet dhe me problemet e kocakeve.

Alergjia
Studiuesit kanë gjetur një lidhje midis pubertetit të hershëm (10 vjeç e poshtë) dhe ekzemës, astmës. Por deri tani nuk është përcaktuar nëse puberteti i hershëm shkakton alergji, apo e anasjelltas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat