A është i rrezikshëm për shëndetin ‘gërmimi’ në hundë?

Këshilla mjekësore

A është i rrezikshëm për shëndetin ‘gërmimi’ në hundë?

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Vendosja e gishtit për të gërmuar hundën rrit imunitetin falë baktereve të mira në mukozë dhe ky zakon mund të jetë një mbrojtje e mirë kundër infeksioneve respiratore, ulcerat në stomak dhe madje edhe HIV-it, tregon një studim i Universitetit Harvardit dhe Instituti i Teknologjisë së Massachusetts në SHBA.

Shkencëtarët thonë se ky zakon është i ‘dëshirueshëm’ veçanërisht për shkak se jetojmë në një mjedis steril.

“Largimi i mbetjeve të thata nga hunda është një mënyrë e shkëlqyer për të forcuar sistemin imunitar. Hunda është në fakt një filtër në të cilën grumbullohen sasi të mëdha të baktereve, kështu që është krejtësisht e natyrshme”, shpjegon profesori austriak Friedrich Bischinger, një specialist në sëmundjet e mushkërive, transmeton Independent.

“Nga perspektiva evolucionare, ne jemi zhvilluar në kushte shumë të pista dhe dëshira që mjedisi ynë dhe sjellja jonë është sterile në fakt vetëm sa na dëmton. Ndoshta kur doni të hiqni diçka nga hunda, ju duhet të dëgjoni instinktin dhe ta bëni atë”, tha Scott Napper, një profesor i biokimisë në Universitetin e Saskatchewan në Kanada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat