Avokado i shëndetshëm apo thjesht një mit?

Këshilla mjekësore

Avokado i shëndetshëm apo thjesht një mit?

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 00:19
Avokado

Avokado është një ushqim i cili sjell përfitime të shumta, pasi njihet për yndyrat e tij të “mira”, ose ato që organizmi ynë ka nevojë për t’i prodhuar në mënyrë që të ketë energji të mjaftueshme.

Ky frut nuk lejon që në zonat më problematike të trupit, të krijohet celuliti, megjithatë, si për të gjithë gjërat, edhe me avokadon është mirë që të mos e ekzagjeroni. Sasia për të cilën të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord, është konsumimi i vetëm një avokadoje në ditë.

Ky frut është shndërruar në një ushqim tepër të dobishëm dhe në një “thesar” për shëndetin, pasi avokado përmban Omega 3 dhe acid linoleik, të cilat janë në gjendje të stimulojnë prodhimin e kolesterolit “të mirë” (HDL), të ndalojnë depozitimin e “keq” (LDL), të rrisin masën e muskujve dhe të promovojnë rigjenerimin e qelizave.

Falë pranisë së vitaminës E (6.4 miligramë) dhe vitaminës A (14 mikrogramë), avokado mund të konsiderohet si një antioksidant i fuqishëm. Këto dy substanca të çmuara, luftojnë oksidimin e shkaktuar nga radikalët e lirë, ngadalësojnë plakjen dhe ndihmojnë për ta mbajtur lëkurën sa më elastike dhe kompakte.

Ky superushqim përmban vitaminë C (18 miligramë), e cila stimulon prodhimin e kolagjenit dhe mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të rrezeve ultravjollcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat