Doni të përmirësoni kujtesën? Ky trik ju garanton të ketë sukses

Këshilla mjekësore

Doni të përmirësoni kujtesën? Ky trik ju garanton të ketë sukses

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Fjalëkryqet mund t'ju ndihmojnë të përmirësoni kujtesën tuaj. Por nëse vërtet dëshironi të fusni në funksion trurin tuaj, shkencëtarët propozojnë trikun e ardhshëm.

Hulumtimi i kryer në Universitetin Vaterlo në Kanada zbuloi se leximi me zë përmirëson kapacitetin e kujtesës me 15 për qind. Studimi përfshiu 95 pjesëmarrës që testuan katër metoda të mësimit të informacionit të shkruar: leximi në vetvete, dëgjimi i dikujt që lexon, leximi me zë, dhe dëgjimi i videos që lexojnë vetë.

Rezultatet treguan se ata që e lexonin tekstin me zë, 15 për qind mësuan më shpejt, transmeton KosovaPress.

"Nëse doni diçka për të kujtuar, thoni atë me zë dhe shanset janë më të mëdha për ju që t’i kujtoni më vonë”, sugjeron psikologu dhe udhëheqësi i studimit, Colin McLeod.

Teknika e kombinuar e leximit dhe dëgjimit është çelësi për rritjen e kujtesës dhe në këtë mënyrë truri mund të ruajë informacione të reja në kujtesën afatgjatë.

Pra, herën tjetër që studioni për një provim ose një prezantim të rëndësishëm në punë, ndjehuni i lirë të lexoni tekstin dhe shumë më lehtë do ta zotëroni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat