Këto janë ndryshimet alarmante në gjoks - kur duhet të kërkojmë ndihmën e mjekut

Këshilla mjekësore

Këto janë ndryshimet alarmante në gjoks - kur duhet të kërkojmë ndihmën e mjekut

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Gjoksi është një simbol i amësisë, një burim i vetëbesimit dhe një nga adutët kryesorë të femrave për joshje.

Ai kalon nëpër ndryshime në pubertet dhe menopauzë, kur ju keni menstruacione, gjatë shtatzënisë dhe gjatë dhënies së gjirit. Duhet të dallohen se cilat nga këto ndryshime janë normale dhe kur duhet të kontaktohet mjeku.

Zbrazja e thimthit - Kjo ndodh gjatë shtatzënisë dhe gjatë dhënies së gjirit, dhe mund të zgjasë deri në dy vjet pas dhënies së gjirit. Kjo mund të ndodhë për shkak të menopauzës dhe hormoneve. E gjitha është normale, por nëse rrjedh gjak ose nëse lëngu është i gjelbër, duhet të kontaktoni mjekun. Shkaku mund të jetë një infeksion, cist ose plagë që nuk është kancer, por mund të jetë. Mjeku do të bisedojë me ju për trajtim të mëtejshëm.

Njolla në gjinj - Nëse vëreni çfarëdo njolle apo shenje në gji, derisa jeni duke ushqyer me gji, ju lutemi kontaktoni mjekun tuaj, sidomos nëse vëreni ndonjë shenjë në pjesën e sqetullës. Njollat nuk janë shkak për panik pasi mbi 80% e tyre nuk janë kancer. Bazuar në ekzaminimin, mjeku do të vendosë se çfarë lloj testesh duhet kryer nëse ka nevojë.

Ngjyra dhe tekstura e gjirit - Nëse bëhet fjalë për shfaqjen e puçrrave ose skuqje në lëkurë rreth gjinjve, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për të kryer analiza ose, nëse është e nevojshme, biopsi.

Ndjeshmëria dhe butësia - Shumë gra ndjejnë dhimbje para ose gjatë ciklit. Është normale dhe përfundon vetvetiu. Dhimbja mund të ndodhë për shkak të përdorimit të tabletave kontraceptive, si dhe përdorimit të hormoneve.

Ndryshimi në madhësi apo formë – Kjo mund të ndodhë gjatë menstruacioneve ose shtatzënisë për shkak të hormoneve të tepërta, ndërsa në menopauzë gjinjtë bëhen më të vogla dhe  humbasin formën e tyre.

Përfundimi është se ne të gjithë kemi nevojë dhe duhet të njohim trupat tanë dhe nëse vërejmë ndonjë ndryshim të pazakontë, nuk duhet ta lëmë pas dore dhe duhet t'i drejtohemi mjekut tonë dhe të eliminojmë dyshimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat