Fushata e re që mëson gratë se si t’i shfrytëzojnë kohën për stërvitje

Këshilla mjekësore

Fushata e re që mëson gratë se si t’i shfrytëzojnë kohën për stërvitje

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 21:58
Foto

Një fushatë motivuese #ThisGirlCan (Kjo vajzë mundet) është një shtytëse për gratë se si mund të përfshihen në stërvitje në mënyrë që të kenë vija më të mira trupore e po ashtu më shumë kondicion.

Videoja Sport England tregon femrat që shtyjnë një karrocë rreth parkut, hipin në trampolinë me miqtë dhe madje bëjnë lëvizje edhe në kuzhinat e tyre.

“Shumë nga presionet e jetës moderne nuk e bëjnë të lehtë për një grua që të ketë besim dhe motivim për të qenë aktive”, tha shefja ekzekutiv i “Sport England”, Jennie Price.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi dhënë një mesazh për gratë dhe kemi treguar mënyrat se si ato mund të ushtrojnë gjatë kohës që po merren me punët e shtëpisë apo me fëmijët”, tha ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat