Psikologia: Byreku dhe pogaçja ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit

Këshilla mjekësore

Psikologia: Byreku dhe pogaçja ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Psikologia nga Turqia, Nejla Avc?, ka pohuar se pogaçja dhe byreku ndikojnë negativisht në zhvillimin e trurit.

Avc? ka marrë pjesë në seminarin “Mungesë vëmendjeje-çrregullim hiperaktiviteti” i organizuar nga Komuna Ba?c?lar e Stambollit.

Sipas deklaratës së komunës, Avc? në fjalimin e saj në seminar ka theksuar se mbi 50 për qind të popullatës shumica prej të cilëve fëmijë ka çrregullime të hiperaktivitetit, ndërsa i paralajmëroi prindërit.

Psikologia theksoi se ushqimet me sheqer të tepërt dhe karbohidrate janë duke e ndikuar negativisht zhvillimin e trurit.

“Çdo lloj i ushqimit si pogaçja dhe byreku ndikon në masë të madhe në çrregullimin e hiperaktivitetit dhe mungesës së vëmendjes. Ndërsa sheqeri me energjinë e tepërt që e jep, në mënyrë negative e ndikon trurin”, është shprehur ajo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avc? duke theksuar se mungesa e vëmendjes nuk është diçka psikike por vjen nga lindja, tha se shumica e fëmijëve kanë çrregullime të hiperaktivitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat