Çdo 4 minuta një person zbulon se ka këtë sëmundje seksualisht të transmetueshme

Këshilla mjekësore

Çdo 4 minuta një person zbulon se ka këtë sëmundje seksualisht të transmetueshme

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Klamidia është një nga sëmundjet më të shpeshta seksualisht të transmetueshme.

Ndonëse prezervativi është mbrojtja e vetme e besueshme kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, çdo 4 minuta një person i ri preket nga infeksionet.

Përqindja e të rinjve në mes 15-24 vjeç që vuajnë nga klamidia dhe gonorreja është në rritje. 

Në periudhën 2016 deri në vitin 2017, përqindja e pacientëve u rrit me 22 për qind. Ky hulumtim është bërë në Angli, një total prej 420.000 pacientëve me disa sëmundje seksualisht të transmetueshme madje gjysma e infektuar vetëm me klamidia.

Shtatë nga dhjetë femra që ishin të infektuara me klamidia nuk kishin simptoma të sëmundjes. Ky është rasti edhe me meshkujt dhe kjo sëmundje, nëse nuk trajtohet, mund të ketë pasoja serioze. 

Chlamydia Trachomatis është një sëmundje bakteriale, e cila mund të dëmtojë organet riprodhuese të femrave. Edhe pse simptomat e sëmundjes janë të buta ose jo-ekzistuese, komplikimet e rënda mund të lindin, duke përfshirë infertilitetit, përpara se femrat ta vërejnë problemin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat