Vitamina D mund të përmirësojë rutinën e fitnesit

Këshilla mjekësore

Vitamina D mund të përmirësojë rutinën e fitnesit

Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 19:42
Foto

Studimet e ndryshme tregojnë se vitamina D është e rëndësishme për kockat, trurin dhe zemrën.

Sipas një studimi të ri, tani studiuesit besojnë se nivelet e larta të vitaminës D, ndihojnw edhe rutinën e stërvitjeve tek njerëzit.

Gjetjet shtojnë dëshmi të reja se vitamina D luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e zemrës, duke rritur kapacitetin e stërvitjes dhe  duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, 

Njerëzit me një shëndet tw mirw tw zemrës mund të ushtrojnë më gjatë dhe më me energji, këta njerëz po ashtu mund të jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm.

Për të arritur gjetjet e tyre, studiuesit kërkuan rreth 2.000 individë në moshën 20 dhe 49 vjeç.

Studimi mbarëkombëtar, i cili u zhvillua në mes të viteve 2001 dhe 2004, krahasoi nivelet e vitaminës D në gjakun e secilit pjesëmarrës me aftësinë e tyre kardio-frymëmarrëse, e cila u mat nga një test për punë rutine.

“Marrëdhënia në mes të niveleve më të larta të vitaminës D dhe kapacitetit më të mirë ushtrimor në meshkuj dhe femra, në të gjithë grupet e moshës së mesme dhe të mesme, nëpër etnie, pavarësisht nga indeksi i masës trupore ose statusi i pirjes së duhanit dhe nëse pjesëmarrësit kanë hipertension ose diabet”, tha Amr Maraëan, profesor i mjekësisë në Universitetin e Commonëealth të Virxhinias dhe një bashkëautor i studimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat