Qëndrimi shumorësh ulur, ndikon në peshën tuaj

Këshilla mjekësore

Qëndrimi shumorësh ulur, ndikon në peshën tuaj

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 21:49
Foto ilustruse

Shumica zakonisht përqendrohen në djegien e kalorive përmes palestrës dhe ushtrimeve fizike. Mirëpo, nuk duhet të harrohet se trupi i njeriut mund të djegë kaloritë e tepërta edhe vetë.

Sado që duket e pabesueshme, një gjë e tillë është e vërtetë. Secila qelizë, sado e vogël, në trupin tonë luan një rol të caktuar  në metabolizmin tonë – procesi i shndërrimit të ushqimit në energji.

Duhet t’u kushtoni më shumë rëndësi shprehive të përditshme që ndikojnë dukshëm në shtimin në peshës, ndër to është të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë.

Nëse kaloni shumë kohë në zyre, duhet ta dini se të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë  mund të ndikojë në metabolizmin tuaj.

Shumë studime e vërtetojnë dhe shumë kompani inkurajojnë stafin e tyre që të bëjnë disa ushtrime të zgjatjes dhe ushtrime të tjera të thjeshta çdo 30 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat