Serbia do ta njohë Kosovën “kur shelgu të bëjë rrush”!!!

Kolumne

Serbia do ta njohë Kosovën “kur shelgu të bëjë rrush”!!!

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:09
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Përgjigja e thjeshtë kësaj parulle vulgare propagandistike antishqiptare të kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, është kjo: “Daj bože šta budala misli”, sepse  politika nuk është kategori statike e pandryshueshme, por e ndryshueshme si stinët e motmotit, si dita, si  nata dhe, si ndryshimi i akrepave të orës. –Ashtu është politika, vetëm interes, jo dashuri, as dardha, as kumbulla, as rrush e as shelgje  të “kopshtit” e as të “pemishtës” koloniale të Serbisë.

– PO çfarë do thoshte Ivica Daçiq sikur Uashingtoni dhe Moska, do të gjenin gjuhë të përbashkët për njohjen e Kosovës? – Asgjë më shumë,  “diplomacia e shelgut dhe e rrushit” e Ivica Daçiqit, do të davaritej sikurse vesa para diellit. – Do të mbyllej vetëm  me një përshëndje mirënjohëse: THANK YOU AMERICA, KOSOVA IS INDEPENDT STATE!

 Fjalori proverbial nuk është  art e as oratori diplomatike!

-Jo një Ivica Daçiq (si nënkryeministë dhe kryediplomat I Serbisë), por asnjë  debutant dileltant, që pretendon të bëjë karrierë politike ose diplomatike, nuk do të shprehej në këtë mënyrë jopolitike dhe jodiplomatike se gjoja   Serbia, “do ta njohë Kosovën, vetëm atëherë, kur shelgu të bëjë rrush”!?

-Po e citojmë në origjinal se çfarë ka deklaruar për opinionin publik nënkryeministri dhe ministri Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq  lidhur me Kosovën, me Preshevën, me Bujanocin dhe me Medvegjën: ” Siç po shihni, ata nuk duan të flasin për korrigjimin e kufijve, por për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Pa dale, shumë janë të mençur. –E dini, se kur kjo do të ndodhë, kur do  t’i njohim, kur do t’ua japim karrigen në Kombet e Bashkuara, kur do t’ua japim Preshevën, Bujancin, Medvegjën dhe kur do ta njohim Kosovën si shtet, atëherë, kur shelgu do bëjë rush”.

Po çfarë do të thoshte “Sloba i vogël” alias Ivica Daçiq ( siç e quajnë mediat serbe të Beogradit), nëse Amerika dhe Rusia do të gjenin gjuhë të përbashkët lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën Uashingtoni e ka njohur më 17 shkurt 2008.

Përgjigjja është shumë  e thjeshtë, Beogradi zyrtar, menjëherë, do ta përqafonte një vendim  të tyre për njohjen e Kosovës, si thonë serbët “KAO POP ?ORAPE” ! Pa asnjë post scriptum  politik dhe diplomatik të lidershipit të Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe.

Parulla “ kur shelgu të bëjë rrush” është simetrike me parullën e Slobodan Milosheviqit “MALO MORGEN, KOSOVO REPUBLIKA” !

Kjo farë parulle propagandistike e kryediplomatit serb Ivica Daçiq, fatkeqësisht të kujton mesazhin e dikurshëm kërcënues antipavarësi të kryekriminelit serb, Slobodan Milosheviq: ”Malo morgen Kosovo Republika”. Mirëpo, ja që  doli ndryshe, koha e demantoi me  gjithë terrorin, vrasjet, masakrat, shpërnguljen dhe gjenocidin  ndaj  13.000 mijë shqiptarëve (1989-1999) e sot Kosova është e pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008).

Ky status i Kosovës së pavarur dhe sovrane, do të ndryshojë vetëm atëherë, kur Kosova të ribashkohet me nënën Shqipëri. Ndryshe, Serbia mund të shohë vetëm ëndrra të trishta dhe fataliste  në “diell”.

Mirëpo, kësaj “llakërdie diplomatike” proverbiale të Ivica Daçiqit  liderët progresivë serbë si Dimitrije Tucoviq (socialdemokrat) dhe Çedomir Jovanoviq (demorkat liberal), do t’i përgjigjeshin:  “Daj bože šta budala misli”!

Thjesht për faktin se, nëse Serbia pretendon të hyjë në BE dhe të jetë anëtare e respektuar e OKB-së dhe e OSBE-së etj., është detyruar ta njohë Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008). Ndryshe, nuk do të hyjë dot në BE.

Po ashtu, mesazhi i kësaj deklarate është edhe një lloj kërcënimi ndaj shqiptarëve në Kosovë (duke aluduar se gjoja “Kosova është serbe”, që nënkupton tezën e pajustifikueshme të bythëpraptë serbomadhe se “shqiptarët ndodhen në truallin serb”). Derisa të “mbijetojnë” këto teza eklektike, ekizistencialiste dhe agnocistike antishqiptare, kurrë nuk do të mbyllet varri i konfliktit dhe i luftërave shekullore mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan, pavarësisht nga  spekulimet dhe mashtrimet politike të eurokratëve ballkanikë (Vuçiq, Daçiq, Thaçi, Rama dhe Meta etj.)

Gjithashtu, nëse Serbia dëshiron të jetojë në planetin tokësor) në paqe dhe fqinjësi të mirë në rajon së bashku me shtetet fqinje të saj, e para së gjithash me Kroacinë dhe me Kosovën, atëherë, urgjentisht politika shtetërore dhe shkenca serbe, duhet të distancohen nga politika fashistoide dhe raciste retrograde e Kishës Ortodokse Serbe (1878-2018).  

E, nëse serbët e gënjejnë vetën  se janë  “ POPULL QIELLOR” NË STILIN E FANTAZUAR TË IMAGJINATËS PSIKOPATOLOGJIKE DHE MITOLOGJIKE MESJETARE SIPAS “TEFTEREVE SHEKULLORE” të Kishës Ortodokse Serbe, se gjoja : ” Serbët janë të parët në Ballkan, në Evropë, në Indi, në Azi, dhe se gjoja serbët janë më të vjetër se romakët, si dhe Herdoti, Sokrati, Aristoteli, Platoni, Aleksandri i Madh, Cezari… etj. gjoja paskanë qenë serbë…”, atëherë, kurrë nuk do të gjejnë gjuhë të përbashkët e as bashkëpunim me popujt josllavë  në planetin tokësor të Ballkanit, por vetëm mosmarrëveshje, konflikte dhe luftëra sikurse këtu e 100 vjet më parë.

Mentaliteti serb ka ngelur amorf, i pandryshuar në kohë dhe në hapësirë (XIX-XXI)

Vështruar në retrospektivën historike, që nga epoka e Skënderbeut e deri te epoka e re e lavdishme e heorit të Kosovës, Adem Jashari (XV-XX), shqiptarët kurrë nuk kanë ngelur “jashtë kohës” (siç është shprehur serbomadhi Ivica Daçiq), por  Serbia dhe serbët janë ata që, duke konsideruar veten si  “popull qiellor” ( të një “race më të pastër” sipas teoricienëve racistë serbë) e duke jetuar në plantin tokësor si grabitçarë dhe pushtues të territoreve të shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike kanë dëshmuar se jetojnë “jashtë kohës” dhe jashtë civilizimit evropian perëndimor. Këtë e provojnë edhe agresionet dhe gjenocidet e tyre kolonialiste dhe neokolonialiste  në shfarosjen sistematike të shqiptarëve në Ballkan (1878-2018). Ky është argumenti i pakundërshtueshëm dhe i pamohueshëm, që vë në dukje aksiomën se serbët e Ivica Daçiqit janë ata, që kurrë nuk kanë ditur ta lexojnë drejt orën e tyre të “ndryshkur. Madje as në vitet e 90-ta të shekullit XX, kur serbët me Kishën Ortodokse, me Akademinë dhe me shtetin e tyre me Slobodan Miloshqviqin në  krye kanë kryer 3 gjenocide barbarike kundër kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve në Ballkan (1989-1999).

-Serbia militariste dhe kolonialiste  bëri këto tri (3) gjenocide, pikërisht, duke i “lexuar” gabimisht akrepat e orës së ndryshkur të nacional-shovenistit serbomadh, Ilija Garashanin (Naçertanija,1844) dhe të pasuesve të tij, siç ishin edhe Jovan Cvijiq, cili në frymën e interpretimit  të teorive raciste ( me qëllim të shfarosjes së shqiptarëve dhe të gllabërimit të territoreve të tyre etnike) ndër të tjera, që vitin 1907 ka shkruar edhe këtë  teori “shkencore” raciste serbe  : “… Pastërtinë e racës duhet ruajtur, nuk duhet lejuar shuarjen ose degjenerimin e saj në përzierjen me racat e tjera me cilësi më të ulët… Bota duhet ta dijë dhe të bindet se Serbia mund të operojë me një tërësi shumë më të madhe të territoreve sesa territori i tanishëm i Serbisë. Pikërisht nga Serbia mund të fillojnë transformimet më të mëdha territoriale në Gadishullin  e Ballkanit. Prandaj, Serbia duhet të jetë e gatshme për luftë…” (Op. cit., ”Srpski knizevni glasnik”, Beograd, 1907, f.355-362).

Nuk ka dyshim se konstanta dhe koherenca historike e politikës kolonialiste dhe raciste serbe ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë etnike, edhe sot është embrioni i bazamentit të së ashtuqujturës politikë paqësore, demokratike dhe proevropiane të Serbisë së drejtuar nga presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq (nënkryeministër), të cilët, duke u bazuar dhe duke e shfrytëzuar modelin racist antishqiptar të Jovan Cvijiqit gjoja për “superioritetin dhe pastërtinë e racës serbe” në Ballkan, po vazhdojnë luftën e dikurshme për pushtimin e  hapësirës jetësore të shqiptarëve dhe të kroatëve në Ballkan (XIX-XXI).

Së fundi, duhe t’ia përkujtojmë kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, se “gjithmonë serbët kanë qenë në hap me kohën”, jo pse kanë qenë më trima, më të ditur, më vizionarë sesa shqiptarët, por pse kanë pasur mbështetjen e Rusisë cariste, e cila ka meritat kryesore historike për krijimin e një shteti  reaksionar, regresiv, monstrum kolonialist, militarist, hegjemonist, racist dhe gjenocidal  në zemër të Ballkanit (1878-2018).

Kjo është më se vërtetë. Kështu flet historia botërore, se Serbia pa ndihmën ushtarake, luftarake, diplomatike, politike dhe religjioze, kurrë nuk do t’ia kishte arritur, që  të bëhej shtet dhe, për më tepër, si i tillë, t’i pushtonte dhe kolonizonte territoret e huaja në Ballkan. Kjo ishte dhe, edhe sot, është një nga tragjeditë më të mëdha Jo vetëm për KOMBIN SHQIPTAR dhe SHQIPËRINË ETNIKE (të cilën kolonialistëtm pushtuesit dhe racistët serbomëdhenj SIPAS “AKRIBISË SHEKENCORE” dhe POLITIKËS SË KISHËS  RETROGRADE ORTODOKSE SERBE po mohojnë, duke e shpërfytyruar në të ashtuquajturën “Shqipëri e madhe), por për të gjithë popujt e Ballkanit.

-Ja, kjo është ecja në hap me kohën” e politikës dhe e diplomacisë së Ivica Daçiqit, se “SERBIA DO TA NJOHË KOSOVËN, KUR SHELGU TË BËJË RRUSH” !?

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat