5 të shëruar, 1 i vdekur dhe 5 raste të reja me covid-19 në Malishevë

Kosova

5 të shëruar, 1 i vdekur dhe 5 raste të reja me covid-19 në Malishevë

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 16:07
Malishevë

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë  shëruar 5 persona, 1 ka vdekur dhe janë regjistruar 5 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Pesë rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Kijevë, 1 rast në Carrallukë, 1 rast në Pllaqicë dhe 1 rast në Senik.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunë e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë së covid-19, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 436 persona, prej tyre 313 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 95 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat