Sot pesë të shëruar, dy të vdekur dhe dy raste të reja me covid-19 në Malishevë

Kosova

Sot pesë të shëruar, dy të vdekur dhe dy raste të reja me covid-19 në Malishevë

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:54
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Komunës së Malishevës, pesë persona të prekur me covid-19, janë shëruar, dy kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe dy raste të reja me covid-19.

Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Institutin Rajonal të Shëndetësisë në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, në territorin e Komunës së Malishevës, me covid-19 janë regjistruar 505 raste, prej tyre 394 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 79 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat