Policia shqipton 650 tiketa për shkelësit e masave antiCOVID-19

Kosova

Policia shqipton 650 tiketa për shkelësit e masave antiCOVID-19

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Pavarësisht masave antiCOVID-19 dhe dënimeve të shumta nga ana e Policisë së Kosovës, disa qytetarë po vazhdojnë sërish me mosrespektimin e këtyre masave.

Gjatë ditës së diele, policia ka shqiptuar 650 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Kujtojmë se në bazë të këtij ligji dënimet shkojnë nga 35 deri në 500 euro.

Qeveria ka paralajmëruar masa të reja për festat e fundvitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat