Filloi asfaltimi i zgjerimit të rrugës Malishevë-Banjë

Kosova

Filloi asfaltimi i zgjerimit të rrugës Malishevë-Banjë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 14:08
Filloi asfaltimi i zgjerimit të rrugës Malishevë-Banjë

Sot ka filluar asfaltimi i rrugës Malishevë-Banjë, ku është bërë zgjerimi i rrugës me katër korsi, nga qyteti deri në rrugën unazore nga drejtimi i Banjës. Zgjerimi i rrugës është duke u bërë në bashkëfinancim të Komunës së Malishevës dhe Ministrisë së Pushteti Lokal.

Asfaltimi ka filluar në njërin krah të rrugës, ndërsa i tërë projekti pritet të përfundoj në ditët e para të muajit janar, sipas planit dinamik të realizimit të këtij projekti.

Asfaltimin e rrugës e kanë parë nga afër, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, shefi i prokurimit, Nuhi Shala dhe drejtori për buxhet dhe financa, Valon Mazreku.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, tha se “zgjerimi i kësaj rrugës është një projekt që i ka munguar qytetit, pasi zgjerimi i saj lehtëson komunikacioni dhe shkarkimin e qyteti nga veturat, dhe në të njëjtën kohë krijon edhe siguri më të madhe në komunikacion dhe lehtësim të kyçjes në autostradë”.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se “rruga në tërësi pritet të përfundoj në ditët e para të janarit, bazuar në planin dinamik të realizimit të projektit dhe tani është duke u asfaltuar njëra anë e rrugës (dy korsi), dhe krahu tjetër do të përfundoj shumë shpejt”. Morina gjithashtu ka bërë të ditur se zgjerimi i rrugës, është bashkëfinancim në mes të komunës dhe MPL, dhe gjatësia e rrugës është 840 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat