Nga sot fillon stina e dimrit astronomik

Kosova

Nga sot fillon stina e dimrit astronomik

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 06:02
Ilustrim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se nga sot në ora 11:02 min fillon stina e dimrit astronomik.

Edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë sipas IHK-së nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë.

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore.

Kjo situatë e krijuar do të ndikoj në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë Celsius.

Sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat