Limaj dënon sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Kosova

Limaj dënon sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 13:56
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj gazetarit Valon Syla dhe njëkohësisht ka ftuar organet kompetente që të ndërmarrin masat e nevojshme në lidhje me rastin.

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, përmes një postimi në faqen zyrtare të kësaj partie, ka shkruar se, sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shqetësuese, të pa tolerueshme.

Kjo sipas tij, nuk mund cilësohet ndryshe përpos si kërcënim dhe sulm ndaj fjalës së lirë dhe profesionit të gazetarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat