Komuna e Podujevës ka marrë vendim që një pjesë të oboorrit të ndërtesës së komunës ta lëshojë për shfrytëzim të parkingut për mërgimtarët.
Siç bëhet e ditur në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të komunës në Facebook, hapësira lejohet për shfrytëzim 24 orë pa pagesë.
“Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim që të lejojë parkimin e automjeteve të bashkatdhetarëve në parkingun brenda oborrit të Komunës (gjatë 24 orëve).
Gjatë qëndrimit të tyre për pushime dimërore në Kosovë”, thuhet në njoftim.