Në Obiliq, vihet gurthemeli për ndërtimin e objektit të ngrohjes qendrore

Kosova

Në Obiliq, vihet gurthemeli për ndërtimin e objektit të ngrohjes qendrore

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:34
Në Obiliq, vihet gurthemeli për ndërtimin e objektit të ngrohjes qendrore

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin Ibush Mjekiqi dhe drejtorin e DIL-së, Fatmir Bërbatovci, bënë vënien e gurthemelit për ndërtimin e objektit të ngrohjes qendrore, në kuadër të realizimit të projektit të koogjenerimit për qytetin e Obiliqit.

Kryetari Gashi, është shprehur se:

”Ndonëse pandemia Covid-19, ka ndikuar në zhvillimin e projekteve, ne, po punojmë me përkushtim që të finalizojmë projektet madhore, siç është koogjenerimi, i cili është shumë i domosdoshem për qytetarët e Obiliqit.

Vazhdojmë pandalshëm, vetëm me punë të mira!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat