Fundjava e ftohtë, shi dhe borë

Kosova

Fundjava e ftohtë, shi dhe borë

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 20:06
Ilustrim

Në fundjavë më ftohtë, me reshje shiu dhe bore. Javën e ardhshme mot i ndryshueshëm dhe më i butë. Temperaturat maksimale edhe deri në 10C.

25.12.2020 - Cikloni i formuar mbi Itali, ditëve të fundjavës kushtëzon mbi rajonin tonë mot kryesisht të vranët dhe më të ftohtë, me të reshura shiu dhe bore, e ditën e diel vende-vende edhe me shi të akullt. Ka gjasa që herë herë reshjet të jenë me intensitet mesatar. E do të fryjë edhe erë më e ftohtë nga verilindja. Deri të dielen mbrëma reshjet pritet të pushojnë.

Nga e hëna do të mbajë mot me diell dhe vransira, e ditën e martë më butë, me mundësi edhe për reshje lokale shiu. Ditën e mërkurë kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Qarkullimi i mjaftueshëm ajror, që parashihet si rrjedhojë e motit më dinamik në fundjavë, do të shpërndajë ndotësit ajror, duke përmirësuar indeksin e cilësisë së ajrit edhe në vlera të mjaftueshme, e vende-vende edhe në të mira.

26.12 - Kryesisht vranët dhe me shi. Ditën më ftohtë, e të reshurat e shiut do të shndërrohen edhe në borë, që pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive.

27.12 - Më ftohtë, herët në mëngjes reshjet e borës pritet të pushojnë, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale të shiut, të cilat më vonë pushojnë. Vende-vende mund të bie edhe shi i akullt.

28.12 - Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull ose vransira të ulëta. Më pas gjatë ditës pjesërisht vranët, me më shumë intervale me diell.

29.12 - Mot i butë, me vransira dhe diell. Në perëndim të vendit me reshje lokale shiu, e më vonë gjatë ditës edhe në pjesë tjera të vendit.

30.12 - Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten mundësi edhe për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit në fundjavë në rënie, e nga dita e hënë sërish shënojnë rritje mbi vlera mesatare. Minimalet zbresin në 0C, në fundjavë, e më pas në rritje deri në 5C, e temperaturat maksimale në fundjavë zbresin në 3C, për të shënuar sërish rritje gjatë javës së ardhshme deri në 10C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-14m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e më pas me tendencë të rënies.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat