Disa banorë të Fushë Kosovës kanë mbi 16 orë pa rrymë, KEDS: Kemi angazhuar ekipe shtesë

Kosova

Disa banorë të Fushë Kosovës kanë mbi 16 orë pa rrymë, KEDS: Kemi angazhuar ekipe shtesë

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Kanë kaluar mbi 16 orë që kur disa banorë të Fushë Kosovës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e prishjes së tre trafove.

Këtë e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Buzhala mes tjerash bëri të ditur se kanë angazhuar ekipe shtesë nga Prishtina për të sanuar prishjen.

“Janë tre trafo në Fushë Kosovë që përfshijnë rreth 100 konsumatorë, disa të lagjes “Dardania” dhe disa të lagjes “Apollonia” – në të cilat ka prishje. Janë edhe 29 konsumatorë në fshatin Vragoli që janë pa energji elektrike”.

“Ekipet janë duke punar në sanimin e prishjen, kemi angazhuar ekipe shtesë. Pritet që shumë shpejt të sanohet prishja” tha Buzhala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat